Prezente në protestat e opozitës, Tabaku: Të shkojmë me oferta konkrete te qytetari
Deputetja Jorida Tabaku foli në lidhje me situatën e opozitës dhe protestat që kjo e fundit ka zhvilluar.
Në një intervistë për Euronews Albania, ajo theksoi se ka marrë pjesë në çdo protestë pasi gjykon se protesta është mjet i shtuar i opozitarizmit.
Mes tjerash ajo nënvizoi se është kundër ofertave populiste, duke shtuar se është kundër ofertave populiste.
“Unë kam shkuar në çdo protestë, kam shkuar dhe kur nuk ka shkuar grupi opozitar, kam shkuar sepse gjykoj që protesta është një mjet i shtuar për opozitarizmit. Unë kam kërkuar që të mos mjaftohemi me këtë që ta shoqërojmë me një aksion opozitar në parlament, në terren por njëkohësisht dhe me propozime konkrete për qytetarët.
Në kushtet kur sistemi elektoral është i tillë, ne nuk e kemi luksin të humbim asnjë votë. Oferta opozitare me këtë sistem që kemi duhet maksimalizuar. Çdo gjë opozitar duhet të jetë pjesë e një oferte të përbashkët. Unë jam kundër ofertave populiste. Në 11 vite të gjata opozitë ne i kemi provuar të gjitha, dhe ne kemi qenë fitues kur kemi arritur që t’i bindim ato që ne dimë ta bëjmë ndryshe”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:53 Dritarja e avionit shkëputet gjatë fluturimit në Greqi, pasagjeri mbetet pjesërisht jashtë
- 08:30 Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja