“Më me ndikim se Vuçiç”- Eksperti: Radoiçiç kontrollon rajonin nga shërbimet sekrete

11 Mars 2024 | 11:34

Eksperti i Sigurisë, Bedri Elezi, zbuloi në Euronews Albania detaje të reja nga fotoja e ambasadorit të Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç, me Milan Radoiçiç.

Elezi tha se Radoiçiç është një pjesëtar i shërbimit sekret rus, FSB dhe për llogari të Moskës ka orkestruar disa ngjarje në Serbi dhe Kosovë, përfshirë dhe Banjskën.

Madje eksperti theksoi se Radoiçiç ka më shumë ndikim në shërbimin sekret se vetë presidenti Vuçiç, duke u bërë kontrollues i shërbimeve sekret që kontrollojnë rajonin.

“Radoiçiç ka amrrëdhënie të jashtëzakonshme me shërbimin sekret rus FSB. Radoiçiç është pjesëtar dhe ka marrë detyra të larta nga FSB-ja ruse, një institucion që ka ndikim të jashtëzakonshëm në Serbi. Mos të harrojmë se ai ka kryer detyra për shërbimin sekret rus, jo vetëm në rastin e Basnjkës, por ka dhunuar persona në Serbi në emër të Rusisë. Marrëdhëniet e tij me drejtorin e BIA është një marrëdhënie që e tejkalon marrëdhënien e Vuçiç me BIA. Ai ka më shumë ndikim te BIA se vetë Vuçiç. Përmes shërbimit sekret serb Radoiçiç kontrollon rajonin”, tha ai.

Eksperti theksoi se fotoja mund të jetë publikuar nga shërbimet sekrete partnere të cilat mbajnë nën mbikqyrje Radoiçiç.

“Është një fotografi e mirëorganizuar, unë nuk mund të them që kjo fotografi nuk mund të jetë bërë nga shërbimet sekrete partnere. Kjo fotografi nuk ka ardhur nga marrja e kamerave të ambienteve të lokalit. Për sa unë di shërbimet sekrete kanë kapacitete të marrjes së pamjeve nga kamerat e objekteve publike pa u futur brenda duke përdorur passëordin e ëifi-së. Por në këtë rast fotoja është klasike, e bërë nga një person, qoftë një person që ka qenë duke shërbyer dhe nuk është marrë nga kamerat e sigurisë së objektit. Por a është publikuar nga partnerët apo nga opozita në Serbi? Pajtohem se kjo është një përpjekje për të treguar marrëdhënien e Radoiçiç me autoritetet në Serbi.

Paramendoni çfarë bëhet për ato që ne nuk i shohim”, tha eksperti.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026