Sinner, i pamposhtur në 2024-ën! Italiani numëron 14 fitore, fiton dhe Alcaraz
Jannik Sinner po kalon një periudhë të artë në karrierën e tij. Tenisti Italian po shkëlqen nga ndeshja në ndeshje, teksa në vitin 2024 nuk njeh asnjë humbje.
Në 14 duelet e zhvilluara përgjatë 3 muajve të parë, ai i ka fituar të gjitha, ndërsa synon të regjistrojë sukses dhe në Indian Ëells. Italiani, i cili triumfoi në Australin Open shihet si pretendent për fitimin e një tjetër trofeu në botën e tenisit.
Mbrëmjes e së dielës, 22-vjecari mori një fitore të lehtë ndaj gjermanit Struff, në fazën e 1/16 të kompeticionit. Italiani i fitoi të dyja setet në shifrat 3-6 dhe 4-6, duke avancuar më tej. Kjo ishte fitorja e 17-të radhazi për Sinner, me ecurinë më pozitive që nisi në muajin nëntor. “U përgatita shumë mirë, u përpoqa të mësoj lëvizjet e kundërshtarit tim”, tha 22-vjecari në përfundim të duelit.
Në anën tjetër fitore dhe për Carlos Alcaraz, në duelin me kanadezin Auger-Aliassime. Edhe kjo ndeshje u mbyll në shifrat 0-2, dy sete të fituara lehtësisht nga spanjolli 2-6 dhe 3-6. Numri dy i botës nuk id ha asnjë shans kundërshtarit të tij, duke kaluar më tej në kompeticion, teksa synon një rikthim tek suksesi që mungon tanimë prej muajsh. “Ishte një ndeshje përfekte për mua”, u ndal të fliste pas fitores talenti 20-vjecar. Në 1/8 Alcaraz përballet me Marozsan, ndërsa Sinner me amerikanin Shelton.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut