PD bashkohet me Rithemelimin? Përgjigjet Agalliu: Kushdo plotëson këto 2 kushte…

11 Mars 2024 | 21:12

Deputeti i Partisë Demokratike, Arbër Agalliu tha në Euronews Albania se PD është e gatshme të bashkëpunojë me këdo individ apo forcë politike që plotëson dy kushte.

Sipas tij dy kushtet janë e para përkrahja e SPAK dhe e dyta mos vënia në pikëpyetje e aleatëve perëndimor.

“Personalisht mendoj se janë parimet që ne na mbledhin e na bëjnë bashkë. Unë kam thënë e po kështu Partia Demokratike ka mbajtur qëndrimet e saj se kushdo individ apo subjekt politik ka parimet e para të mbështesë SPAK-un në të gjitha drejtimet pa asnjë kusht e dyta, të mos vërë në pikëpyetje aleancën e shteteve të bashkuara me Bashkimin Europian.

Ne jemi të hapur që kushdo individ që pozicionohet dhe pranon këto dy kushte të jetë pjesë e frontit opozitar përballë kësaj qeverie”,-tha Agalliu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026