Haradinaj-Escobarit të shtyhet përpara agjenda e Kosovës për anëtarësim në NATO
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar këtë të mërkurë së bashku me homologët e tij opozitar të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.
Haradinaj tha se vizita e Escobarit në Kosovë vjen në një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin, teksa e ka falënderuar atë për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-të dhe angazhimin në dialogun me Serbinë.
“Kërkova të ngritet niveli i marrëdhënieve biletarale Kosovë-ShBA. Ka progres, por theksova se është shumë e nevojshme që agjenda e shtetit të Kosovës të shtyhet përpara me përgjegjësi të lartë shtetërore dhe institucionale drejt anëtarësimit në NATO si dhe qeveria të jetë në bashkëpunim të plotë me aleatin tonë strategjik dhe të përjetshëm, ShBA-të”, shkroi Haradinaj.
Në lidhje me takimin me Escobarin dhe Hovenerin është deklaruar edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tha se me dyshen amerikane shkëmbyen qëndrimet për zhvillimet aktuale politike në vend dhe vizionin për një të ardhme më prosperuese për popullin dhe shtetin e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut
- 13:31 Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
- 13:29 Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet
- 13:19 Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
- 13:16 Vala e të nxehtit në Evropë, shënohet viktima e parë edhe në Itali. Gjashtëmbëdhjetë qytete në gatishmëri të lartë
- 13:09 Stuhi e fuqishme në Librazhd, rrufeja godet tufën e dhive në Shebenik. Shpëton bariu
- 13:01 Kultivuan kanabis në Vaun e Dejës, në pranga vëlla e motër. Procedohet kryeplaku dhe një vrojtues pyjesh (VIDEO)