Atentati ndaj Gentjan Bejtja, autorët dyshohen se ishin 4 (Detajet)
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati në Larushk ku dyshohet se kanë qenë 4 persona
Makinën e kanë afruar deri në afërsi të portës kryesore dhe dyshohet se 3 persona të maskuar dhe me veshje të zeza kanë zbritur nga makinë, ndërsa personi tjetër i ka pritur në makinë. Porta kryesore ka qenë e hapur dhe një gjë e tillë iu ka mundësuar autorëve të futen direkt në oborr
Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur rreth 50 gëzhoja Objektivi ka qenë pak metra larg nga oborri ka qenë në pjesën e pasme të shtëpisë kur është qëlluar me breshëri
Autorët pasi kanë qëlluar në drejtim të 43-vjeçarit kanë lëvizur në drejtim të fshatit Hasan vetëm pak metra vendit të ngjarjes dhe kanë djegur makinën.
Dyshohet se janë pritur nga një tjetër mjet i cili i ka larguar nga zona.
Gentian Bejtja, ish-polic dhe eksponent i njohur i botës së krimit, është ekzekutuar pasditen e sotme, 15 mars, në banesën e tij. Një atentat i mirëorganziuar i mori jetën ish-policit të Burgjeve, ndaj të cilit u derdhën breshëri plumbash kallashnikovi.
Tre herë u shpëtoi atentateve, por armiqtë duket se e kishin mbajtur në survejim dhe kanë vepruar kur Bejtja arriti në shtëpinë në Fushë Krujë. Pas 8 muajsh në kërkim nga policia, ai shkoi dje në banesë ku e priste nëna e vetme, por gjeti vdekjen. Ndaj tij është qëlluar me 4 kallashnikovë, teksa ka qenë në serë. Bejtja ishte në kërkim për t’u marrë në pyetje lidhur me atentatin që u bë ndaj tij më korrik 2023.
Gentian Bejtja u ka shpëtuar tre atentateve më parë. Në korrik 2023, i zunë pritë bashkë me dy fëmijët dhe kunatin, Ramazan Sino, i cili humbi jetën.
Bejtja ishte një person i njohur për policinë, me precedentë në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës. Ai është hetuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në 2013 dhe përflitet se ka qenë i pranishëm në momentin e rrëmbimit të Enver Stafukën në 2015.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë