Rama inspekton punimet në Lungomare 3: Bypasi i ri, investim i rëndësishëm

16 Mars 2024 | 14:50

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër punimet në kantierin e Lungomare 3, Vlorë-Orikum, ku një prej investimeve më të rëndësishme janë dy segmentet e një bajpasi të ri, që duke devijuar makinat në dy zona të rrugës ekzistuese do të mundësojë krijimin e dy hapësirave pedonale turistike.

Në këtë mënyrë, do të rrisin ndjeshëm vlerën e ofertës turistike të gjirit magjepsës të Vlorës.

“Janë dy bypasse që krijohen dhe që krijojnë atë hapësirën pedonale në zona të cakrtuara. Ky është projekt i financuar nga BERZH. Kemi filluar punët me bypasset për të mos krijuar problematikat me rrugën ekzistuese. Në fund edhe rruga ekzistuese do të insfaltohet dhe rregullohet”, shpjegoi inxhinieri që shoqëronte kryeministrin Rama.

Më herët Rama inspektoi edhe punimet në Lungomare 3, që do të lidhë përgjarë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin. Projekti parashikon dy segmente pedonale dhe rikualifikim të godinave. Zona transformuese do të përfshijë 10.7 kilometra aks turistik.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026