“Del lista e PD për kandidatët e 2025”, Pampuri: Ka politikanë të vjetër e të rinj

18 Mars 2024 | 21:20

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri tha në një intervistë për Euronews Albania se PD hyn në zgjedhjet e 2025 me kandidatë të tjerë, jo me këta deputetë, që janë që siç tha u futën në listë nga Basha dhe menduan për interesat e tyre personale.

Ajo u shpreh se nga fundi i marsit ose mesi i prillit pritet të dalë lista e kandidatëve për deputetë të PD, që do të jenë politikanë të rinj dhe të vjetër.

“Po bëjmë një ristrukturim të partisë dhe jemi duke përfunduar. Nga fundi i marsit ose mesi i prillit mund të kemi një listë të kandidatëve, që janë figura të pastra që nuk kanë korrupsion në kurriz. Shqiptarët kanë dy modele; modelin e atyre që i lanë në tranzicion për 34 vjet, dhe modelin e një brezi të ri profesionistësh të mirë, politikanësh të rinj, politikanësh të vjetër, nuk i ndajmë, edhe politikanët e vjetër ndoshta duhen sepse kanë eksperiencën e tyre. Shqiptarët kanë mundësi të zgjedhin me modelin që duan të përfaqësohen. Jemi për një aleancë të gjerë të forcave të djathta, kemi qenë në bisedime dhe gjatë ditëve në vazhdim do ketë më shumë informacione rreth forcave që do bashkohen”, tha Pampuri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026