Itali, gjendet i vdekur 300 m larg makinës shqiptari i tretë, e kërkoi e dashura
Ka marrë përmasa tragjike aksidenti që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Itali ku humbën jetën shqiptarët Marian Kola, 23 vjeç dhe Blerim Miha, 27 vjeç, si dhe u plagos 28-vjeçari Enrik Nikolla, të gjithë nga Lezha.
Shqiptari i katërt në bordin e BMW-së së vjedhur e cila u përmbys pranë komunës së Segnit në km 52,500 në drejtim të Anagni-Colleferro u gjet i pajetë, 300 metra larg vendit të aksidentit që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në via Casilina.
Mediat italiane shkruajnë se ai është një shqiptar 33-vjeçar, bashkatdhetar i tre të tjerëve që ishin me të, prej të cilëve vetëm njëri shpëtoi dhe u shtrua në spitalin Colleferro.
Trupi i tij u gjet falë denoncimit të bërë nga një grua e cila i tha policisë se nuk kishte më lajme për partnerin e saj, në shoqërinë e viktimave të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik