Investimi i dhëndrit të Trump, deputeti i PS zbulon si do transformohet Sazani
Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, konfirmoi të premten se është afër finalizimit të disa marrëveshjeve të mëdha për pasuri të paluajtshme në Shqipëri dhe në Serbi.
Deputeti i Partisë Socialiste Toni Gogu tha në emisionin Now në Euronews Albania se projektet do të paraqiten nga investitorët e interesuar tek qeveritë përkatëse dhe do shqyrtohen në kohën e duhur nga autoritetet.
Sipas tij, ka pasur menjëherë dezinformim lidhur me këtë lajm të bërë publik nga vetë dhëndri i Trump, duke nisur nga fakti që e quajnë Sazanin park kombëtar në një kohë që është një zonë ushtarake.
“E shpjegoi vetë Kushner, që tha shumë shpejt do paraqes projektet e mia te qeveritë. Sazani është shumë e thjeshtë, ka një interes nga një kompani, që do paraqitet dhe do të shqyrtohet në kohën e duhur nga autoritetet… Sazani nuk ka qenë asnjëherë park kombëtar, ka qenë zonë ushtarake, që është ruajtur nga ushtarakët e nderuar dhe është pronë e shtetit shqiptar. Do shqyrtohet nga autoritetet për të investuar një nga kryeveprat e Mesdheut, siç thonë investitorë dhe kompani që merren me këtë punë, kjo kompani është në Itali, Francë etj.”, tha Gogu.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve