SPAK zbardh takimin e ndihmës sekretarit amerikan me Altin Dumanin

19 Mars 2024 | 15:51

SPAK ka zbardhur takimin mes kryeprokurorit Altin Dumani dhe ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson.

SPAK shkruan se Robinson, vlerësoi ecurinë e punës dhe arritjet e Prokurorisë së Posaçme, duke theksuar se Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, riafirmon se mbështetja ndaj SPAK do të vijojë me të njëjtat ritme, me qëllim arritjen e objektivave ligjore të kësaj Strukture, që lidhen me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, me synimin e konsolidimit të shtetit ligjor dhe dhënies fund të kulturës së pandërshkueshmërisë.

“Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, zoti Altin Dumani, sot më datë 19.03.2024, në ambientet e SPAK, priti zotin Todd D. Robinson, Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Zyrës Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit. Në takim morën pjesë gjithashtu edhe zonja Aida Hajnaj, Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, zoti John C. Kastning, Drejtori i Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, si dhe përfaqësues nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (OPDAT).

Gjatë takimit, zoti Dumani, bëri një prezantim të veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme, dhe treguesve të këtij institucioni mbi hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa zonja Hajnaj u ndal tek funksionimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, dhe procesi i rivlerësimit të hetuesve të kësaj strukture.

Ndër të tjera, zoti Dumani falenderoi zotin Robinson për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar SPAK, duke filluar që nga themelimi i kësaj Strukture dhe në vijimësi në procesin e konsolidimit dhe specializimit të saj. Zoti Dumani nënvizoi rolin e rëndësishëm dhe thelbësor që ekspertët e misioneve të asistencës dhe përfaqësuesve të agjencive ligjzbatuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë luajtur jo vetëm në zhvillimin e SPAK, por dhe në ndihmën e dhënë në bashkëpunimin ndërkombëtar me agjencitë ligjzbatuese partnere.

Nga ana tjetër, zoti Todd D. Robinson, vlerësoi ecurinë e punës dhe arritjet e Prokurorisë së Posaçme, duke theksuar se Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, riafirmon se mbështetja ndaj SPAK do të vijojë me të njëjtat ritme, me qëllim arritjen e objektivave ligjore të kësaj Strukture, që lidhen me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, me synimin e konsolidimit të shtetit ligjor dhe dhënies fund të kulturës së pandërshkueshmërisë”-njofton SPAK.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026