Topi e Ngjela krah Bashës, Sefa: Opozitarët me qëndrime të njëjta, do bashkohen

20 Mars 2024 | 18:15

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, është shprehur se PD ka dhënë alternativën dhe propozimet e saj për ndryshime në kodin zgjedhor, pavarësisht se ato nuk janë marrë për bazë nga mazhoranca.

Komentet Sefa i bëri në Euronews Albania, ku foli edhe për pjesëmarrjen e ish-presidentit Bamir Topi dhe avokatit Spartak Ngjela në takimin e kryedemokratit Lulzim Basha.

Sefa tha se ka qenë politikë e PD-së që të gjithë faktorët opozitarë që kanë qëndrime e interesa të njëjta, të bashkohen në shërbim të qytetarëve dhe sipas tij, Topi dhe Ngjela ndajnë të njëjtat qëndrime për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

“PD ka dhënë alternativën. Unë personalisht mund t’ju them se ne kemi bërë detyrën tonë gjatë gjithë kësaj periudhe. Se na akuzojnë edhe në mënyrë të padrejtë. Ne kemi çuar dy projekte të mëdha të ndryshimeve të kodit zgjedhor. Projekti i parë është bërë në 2022, që të impelemtohej për zgjedhjet e vitit 2023, që nuk u pranuan nga mazhoranca dhe paketa e dytë që është propozuar në nëntor të 2023.

PS nuk ka interesa të ngjashme me PD. U paraqitën disa ide kuturu. Çuditërisht në atë propozim kishte vetëm për votën e diasporës, i cili është identik drafti i propozuar nga grupi i deputetëve. Identik ai draft që të votojnë një numër i kufizuar i qytetarëve shqiptarë. Të votojnë 15 mijë shqiptarë me atë draft, se aq janë të regjistruar me postë.

Siç e ka përmendur edhe Basha gjatë takimeve të tij, ka qenë dhe politikë e PD që të gjithë faktorët opozitarë, që kanë të njëjtat qëndrime e interesa, ne do formësojmë një koalicion qytetar, për të çuar përpara këto interesa që janë në shërbim të qytetarëve. Në diskutim prioritar u mor edhe diskutimi mbi ndryshimet e vitit 2008, sesi e kanë ndryshuar ato rendin demokratik në Shqipëri dhe përfaqësimin real të shqiptarëve në Parlament.

Ne mendojmë se paketa për ndryshimin e Reformës Zgjedhore është gur themeli për të rregulluar sadopak atë dëm të pazarit të 2008”, tha Sefa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026