Shehu: Të futet në rend dite mocioni me debat për njohjen e gjenocidit në Kosovë

21 Mars 2024 | 10:31

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu kërkoi që në seancën plenare të ditës së sotme të futet në rend dite mocionin me debat për gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

Ai ka kërkuar njohjen e gjenocidit serb në Kosovë, ndërsa tha se heshtja e Parlamentit ka një çmim të rëndë për dinjitetin e Kuvendit dhe rolin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në kurriz të Kosovës.

“Muaj përpara, ne një grup deputetësh të PD-së, ku bën pjesë dhe zoti Berisha, që mbahet i burgosur politik. Kemi paraqitur një kërkesë me shkrim, brenda të gjitha standardeve për një mocion me debat për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë.

Atje ka edhe një kërkesë që i drejtohet qeverisë shqiptare, për të asistuar qeverinë e Kosovës pranë gjykatës ndërkombëtare, për njohjen e këtij gjenocidi, gjë që qeveria e Kosovës nuk mund ta bëjë sepse nuk është pjesë e organizatës së Kombeve të bashkuara. Mosfutja e kësaj çështje në rend dite, një fakt i njohur publikisht, ka andikapuar një proces të tërë, të dënimit të gjenocidit dhe fajësimin në mënyrë të padrejtë të Kosovës”,-tha Shehu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026