“S’jemi armiq”- Spiropali në Kuvend: Radikalizmi nuk është flamur fitoreje
Ministrja Elisa Spiropali është shprehur se është mirë të shohësh deputetët në Kuvend duke diskutuar dhe dhënë alternativa, pas rreth 5 muajve kaos.
Komentet Spiropali i bëri gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku tha se mazhoranca dhe opozita nuk duhet ta luftojnë njëra-tjetrën me çdo mjet, pasi nuk janë armiq.
Ajo tha gjithashtu se flamuri i radikalizmit nuk është flamur fitoreje, por disfate dhe shtoi se nuk përplasjet në Kuvend nuk duhet të kishin arritur deri në këtë pikë, sa të vinin ambasadorët e huaj, për të parë sesi do të pajtoheshin.
“Është mirë t’i shohësh të gjithë deputetët në vendin e tyre apo duke folur, sepse kjo është detyra e deputetit, që të marrë pjesë dhe të japë alternativa. Ne nuk jemi armiq dhe nuk e luftojmë njëri-tjetrin me çdo mjet.
Flamuri i radikalizmit nuk është një flamur fitoreje, por flamur disfate. Unë besoj që nuk ishte e nevojshme sot që të vinin edhe ambasadorët në seancë dhe të shihnin sesi pajtohemi me njëri-tjetrin. I përgëzoj të gjithë deputetët që mbërritën në këtë konkluzion”, tha Spiropali.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor