Tjetër dosje në SPAK për Edison Memollën, nis hetimi për transfertën 1 mln euro

22 Mars 2024 | 14:39

Një tjetër dosje duket se është hapur në Prokurorinë e Posaçme për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla.

Përveç korrupsionit zgjedhor ku dosja ndaj tij ka përfundouar në gjykatë, ndaj zyrtarit të lartë ka nisur edhe hetimi edhe për “Shpërdorim detyre” nën dyshimet se ka abuzuar me fondet e rindërtimit.

Po ashtu burime jo zyrtare bëjnë me dije se SPAK po heton edhe një material të autoriteteve italiane për një trasfertë të dyshimtë prej 1 milion eurosh, që i përket lidhjeve të afërta familjare të kryebashkiakut.

Ky i fundit po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për korrupsion në zgjedhje, teksa vijon të jetë ende në detyrë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026