“Serbët dëmtuan antenën në Veri”- Shala: Kalkulim ushtarak, ku duan të arrijnë
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka treguar në një lidhje për Euronews Albania, se gjatë natës është dëmtuar nga forcat serbe antena e Policisë në veri të Kosovës.
Shala tha se ka dy arsye përse serbët mund ta kenë bërë këtë, e para sipas tij lidhet me futjen e armatimeve dhe sendeve të paligjshme në Kosovë dhe e dyta që të testojnë kohën e reagimit të autoriteteve të Kosovës.
Ai tha gjithashtu antena e dëmtuar nga forcat serbem mbulonte komunikimin e Policisë në 3 komuna, pavarësisht se sipas tij, efektivët kanë edhe metoda të tjera komunikimi.
“Antena është e vendosur në skajin e Mitrovicës jugore, por është në fshatin e parë apo të fundit të komunës së Zveçanit dhe e ka pasur mbulueshmërinë deri në Zubin Patok dhe Leposaviç. Antena ka mbuluar vetëm hapsirën e tre komunave.
Por, Policia e Kosovës ka ka edhe planin B dhe C të komunikimeve alternative. Ne duhet të mendojmë në dy drejtime. Në njërën anë që kanë patur lëvizje të strukturave të caktuara nga Serbia në Kosovë, përmes formacioneve kriminale, futja e armatimeve apo substancave të tjera të kontrabandës. Pjesa tjetër është aspekti i kalkulimeve matematikore ushtarake.
Strukturat përkatëse të sigurisë së Serbisë matin kohën e reagimit të Kosovës. Pra kalkulohet mundësia e lëvizjes së grupimeve diversante brenda Kosovës, deri në reagimin e autoriteteve”, tha Shala.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik