Babi a ke frikë nga vdekja? Vajza e Naum Priftit tregon çfarë i tha ai…
Ka kaluar një vit që prej ndarjes nga jeta të shkrimtarit Naum Prifti i cili ka rritur dhjetëra breza fëmijësh me tregimet e tij.
Por ne vitet -90 ai u largua nga Shqipëria drejt Amerikës ku qëndroi deri në fund të jetën, por amaneti i tij ishte që trupin t’ia digjnin dhe hirin t’ia shpërndanin aty ku ishte lindur, në Shqipëri.
Gazetarja Greta Topjana në “Profil” ka sjellë historinë e tij, të rrëfyer nga familjarët dhe miqtë.
Vajza e tij, Julika Prifti është shprehur se i ati nuk kishte frikë nga vdekja. Mes të tjerash theksoi se ata vinin çdo vit në Shqipëri për pushime.
“E pyeta a ke frikë nga vdekja më tha jo nuk kam frikë. Babi vinte vit për vite vizitonte Shqipërinë dhe rrinim bashkë 1 muaj e ca. Vetëm kur ishte Covid nuk erdhëm për 4 vite. Kur iku Covid, i thashë babit iku Covid, tani do të fillojnë udhëtimet”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve