Çfarë po përgatit Vuçiç? Ambasadorët e QUINT me urgjencë në zyrën e tij

27 Mars 2024 | 10:06

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sot në Beograd do të takohet me ambasadorët e shteteve QUINT, SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e kabinetit të Delegacionit të BE-së në Serbi.

Siç raportojnë mediat, pritet që tema e diskutimit të jetë anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe anëtarësimi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, si dhe çështja e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Për sot në Paris është paralajmëruar seanca e Komisionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Çështje Politike dhe Demokraci, ku do të diskutohet për raportin për pranimin e Kosovës në atë institucion.

Vuçiq më herët kishte paralajmëruar se Serbia “do të ketë përgjigje” nëse Kosova bëhet anëtare e Këshillit të Evropës dhe si një nga mundësitë e përmendi largimin nga organizata evropiane.

Sa i përket dialogut me Prishtinën, javën e kaluar dhe këtë javë janë mbajtur dy takime në Bruksel në nivel të negociatorëve kryesorë dhe tema ishte gjetja e zgjidhjes pas heqjes së dinarit si mjet pagese në territorin e Kosova

Marrëveshja nuk u arrit pas dy takimeve dhe raundi i ri i dialogut duhet të mbahet më 4 prill.

Para takimit me Vuçiqin, ambasadori amerikan Christopher Hill në orën 9 të mëngjesit do të takohet me kryetaren e sapozgjedhur të Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026