Vuajtjet e Shahinit me aftësi të kufizuar: 3 vjet pa dalë nga banesa, shkak rruga

30 Mars 2024 | 17:04

Mungesa e rrugëve apo infrastruktura e keqe, janë një problem shqetësues pothuajse në shumicën e fshatrave të thellë në qarkun e Beratit. Kjo problematikë prek edhe më shumë personat me aftësi të kufizuara, të cilët për shkak të gropave në rrugë apo dhe baltës nuk mund të lëvizin me karrocë.

Shahin Tafa nga fshati Sarasel, disa kilometra larg ish-komunës së Lumasit, prej disa vitesh i paralizuar, na rrëfen se ka më shume se tre vite që nuk del nga dera e banesës për shkak të rrugës tej mase të dëmtuar. Ai e ka të pamudur të lëvizë me karrocë në një rrugë ku dhe automjetet e kanë të vështirë të qarkullojnë.

“Ça kushtesh kam unë? Shiko rruga si është, unë kam tre vjet s’kam dal dot në rrugë sepse është baltë e madhe”- deklaroi Tafa.

Saraseli, fshati ku jeton Shahini nuk ka qëndër shëndetësore ku ai të vizitohet dhe të marrë mjekimet e nevojshme. Kur është sëmurë, ai ndiqet nga infermieri i Lumasit, i cili e viziton shpesh për të parë gjendjen e tij shëndetësore.

Shahini jeton vetëm me djalin e tij, pasi bashkëshortja dhe vajza i kanë ndërruar jetë pak kohë më parë. Ata jetojnë me të ardhurat e përfituara nga kempi.

“Për të ardhura mos e pyet! Jo e vlla jo ka raste bie dhe pa ngrënë kush do më gatuaj, ai s’di. Të dy, djali dhe unë marrim 120 mijë lekë  nga kempi”, tha ai.

Sikurse Shahini jane me dhjetëra të sëmurë të tjerë nëpër fshatrat e thellë të Beratit, që jetojnë në kushte të vështira, ndërsa i mungon gjithashtu kujdesi shëndetësor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026