Tentoi të shiste një kallashnikov, arrestohet 34-vjeçari në Sarandë

31 Mars 2024 | 12:09

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës ditën e sotme pasi kap në flagrancë me armë zjarri kallashnikov, të cilën dyshohet se do ta shiste në qytetin e Sarandës.

Në kuadër të operacionit të koduar “Strike 8”, u vu në pranga 34-vjeçari, shtetasi Eduart Musej, 34 vjeç banues në Sarandë dhe shtetasi Evidoned Shahini, 31 vjeç i cili dyshohet se do të ndihmonte 34-vjeçarin, për të shitur armën.

Policia tha se gjatë kontrollit në automjetin tip “Audi” që drejtonte 34-vjeçari shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1 krehër me municion luftarak, të cilat dyshohet se ky shtetas do t’i shiste në qytetin e Sarandës;

31-vjeçari Shahini, gjithashtu banues në Sarandë dyshohet se do të ndihmonte shtetasin Eduart Musej për të shitur armën e zjarrit. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë ndërkohë që drejtonte një automjet tip “Ford”.

Arma e zjarrit kallashnikov, 1 krehër me municion luftarak dhe 2 automjetet e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026