Daçiç: Serbia në rrezik, Perëndimi kërkon Kosovën në organizma ndërkombëtarë

1 Prill 2024 | 14:27

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, shprehet se Serbia është në rrezik të menjëhershëm, sepse siç tha ai është nën presion të madh nga vendet perëndimore, të cilat, sipas tij “gradualisht duan ta fusin Kosovën në organizatat ndërkombëtare”.

Në një intervistë për TV Pink ai ka komentuar edhe paralajmërimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti rreth përgatitjes së padisë ndaj Serbisë për krime lufte.

Sipas tij, “Kurti nuk është kompetent të flasë për këtë, sepse në atë kohë ishte në burg”.

Pak ditë më parë, shefi i ekzekutivit kosovar bëri me dije se janë duke u përgatitur për ta akuzuar Serbinë për krime lufte.

Ndërkaq, duke iu referuar temës së anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Daçiç theksoi se “disa vende janë shumë të padrejta ndaj Serbisë dhe harrojnë se ajo ka qenë gjithmonë një partner besnik”.

“Na u kërkua nga Greqia të themi se ne mbështesim integritetin territorial, këtë e kemi bërë gjithmonë dhe ata thonë se Kosova mund të anëtarësohet në Këshill të Evropës, turp për ta, njerëzit duhet të kuptojnë se ne duhet të mbrojmë interesat tona kombëtare dhe të kujdesemi për popullin tonë”, shtoi ministri i Jashtëm serb.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026