Çfarë ndodh nëse pas 3 ditësh mbahen zgjedhjet? Dule projeksion për Belerin
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, tha në “Now me Erla Mëhillin” se nuk ka asnjë arsye se përse Fredi Beleri, i cili është zgjedhur si kryebashkiak i Himarës, të mos betohet.
Ai tha se kjo çështje nuk i takon gjykatës, pasi Belerit nuk i është hequr e drejta të ushtrojë funksione publike, për një periudhë të caktuar, e përderisa ai ka të drejtën të votojë, ka gjithashtu të drejtën që të zgjidhjet, pasi ende nuk dihet se sa do zgjasë paraburgimi i tij.
“Ka disa të drejta që nuk janë objekt i një gjykate që është e drejta e zgjedhjes, të zgjidhesh dhe të zgjedhës. Ka një vendim gjykate që thotë “x i privohet e drejta politike për 5 vite, apo marrja e funksioneve publike për këtë periudhë”. Nuk kemi një vendim të tillë për zotin Beleri që nga momenti që nuk kemi… Nëse do të mbahen zgjedhjet parlamentare pas 3 ditësh, a do e ushtrojë të drejtën e votimit pas tre ditësh? Pse ka të drejtën të votojë, por jo të votohet? Kur zgjidhesh është një cikël që fillon me kandidimin dhe përfundon me betimin”,-tha Vangjel Dule.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme