Gjysmëfinalja e kupës së Italisë, Lazio sfidon Juventusin
Kupa duket se është shpëtimi i vetëm për Juventusin, i cili pasi u përjashtua nga ligat evropiane, e pati të pamundur të rivalizonte Interin në kampionat.
Në këtë situatë, objektivi i vetëm i bardhezinjve është kupa, ku aktualisht ndodhen në stacionin e parafundit, aty ku përballen me Lazion. Gjysmëfinalja e parë luhet në mbrëmje, teksa të mërkurën zhvillohet Fiorentina-Atalanta.
Juventus dhe Lazio përballen me njëra-tjetrën 2 herë në harkun kohor të 3 ditëve, ku sfida e fundit u fitua nga kryeqytetasit, edhe pse cilësohen si skuadra që i sjell më tepër fat bardhezinjve. Në 62 duele direkte, 33 i takojnë bardhezinjve, 15 janë fituar nga lacialët dhe 14 kanë përfunduar në barazim. Statistikat janë të gjitha në favor të torinezëve, të cilët nuk mposhten në shtëpi në kupë që prej 2015-ës. Plot 22 sfida radhazi, në të cilat Juventus nuk njeh humbje, duke shtuar më tepër bindjen se mbrëmjen e së martës rezultati do të jetë pozitiv.
Skuadrat vijnë me organikën e plotë, ndërsa nuk raportohet për mungesa. Favoritë në letër cilësohet Juventusi, por ndeshja e fundit në Serinë A konfirmoi se Lazion nuk meriton të nënvlerësohet.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme