“Xibraka”| Bardhi kërkesë Nikollës: Fusni në rend dite interpelancën me Ramën
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka bërë kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, që të fus në rend të ditës interpelancën me kryeministrin Edi Rama, për përfshirjen e pretenduar të vëllait të tij, Olsit, në magazinën e drogës në Xibrakë.
“Kushtetuta dhe rregullorja të detyron të perfshish në rendin e ditës interpeleancën me Kryeministrin. Sot jam njoftuar publikisht nga Kryeministri, për refuzimin e interpelancës.
E keni shndërruar Republikën Parlamentare në Republikë Kryeminstrie. Nuk ka tagër ligjor dhe kushtetues që kryeminsitri të vendosë arsyet dhe temat e thirrjes në interpeleancë, ashtu siç nuk ka tagër të refuzojë. Kjo është shkelje e hapur kushtetuese”, thuhej në kërkesën e Bardhit drejtuar Kuvendit.
Kujtojmë se ditën e djeshme, Olsi Rama ka paditur në SPAK për ‘kallëzim të rremë’ Gazment Bardhin, lidhur me akuzat e tij për përfshirjen e vëllait të kryeministrit në trafikun e drogës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bardhi kërkoi interpelancë për Olsi Ramën, përgjigjet kryeministri: Presim SPAK-un
- Olsi Rama e kallëzoi penalisht, reagon Gazment Bardhi
Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 13:33 Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
- 13:26 Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
- 13:25 I dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
- 12:54 Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 12:52 E rëndë në Francë, gjenden në kuti kartoni trupat e pajetë të 5 foshnjave në banesën e një çifti në Orange
- 12:47 Tërmeti në Japoni, shkon në 50 numri i të plagosurve! Ndërpritet energjia elektrike dhe udhëtimet