Juventus me një “këmbë” në finale, bardhezinjtë mposhtën Lazion 2-0

3 Prill 2024 | 16:20

Juventusi nuk ka zhgënjyer në gjysmëfinalen e parë të kupës, duke konfirmuar kandidaturën serioze për fitimin e trofeut. Bardhezinjtë u ndeshën të martën me Lazion, ekip të cilin e mposhtën në shifrat 2-0.

Një ndeshje thuajse e balancuar sa i përket rasteve, me torinezët që u treguan më të saktë në fraksionin e dytë, pasi pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Chiesa në minutën e 50 dhe Vlahovic në të 64-ën ishin autorët e golave, duke bërë që Juventusi ta shohë veten thuajse në finale, edhe pse mbetet për tu parë ndeshja e kthimit në Olimpico.

Mbrëmjen e kësaj të mërkure luhet dhe gjysmëfinalja tjetër, ajo mes Fiorentinës dhe Atalantës. Në Artemio Franchi të dyja skuadrat shihen si të barabarta, ndërsa kujtojmë se në kampionat, ekipi violë triumfoi 3-2.

Forma që po kalojnë secila në kampionat nuk është edhe aq pozitive, me bergamaskët që edhe pse renditen në vendin e gjashtë, kanë vetëm 1 fitore në 5 javët e fundit. Në anën tjetër, Fiorentina ka 1 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje. Organika në të dyja kampet është e plotë, ndërsa gjithçka tanimë i takon fushës së lojës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026