Manjani komenton raportin e SPAK: Nuk janë bërë për “ish-a”, por për ata në zyra

4 Prill 2024 | 22:20

Juristi Ylli Manjani ishte këtë të enjte e ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka komentuar deklaratat e Altin Dumanit, i cili bëri sot raportin vjetor të punës së kryer nga SPAK për vitin 2023.

Manjani tha se kjo është një kohë ndëshkimesh, por sipas tij, SPAK po merret vetëm me ish-zyrtarë, ndërkohë që është krijuar për t’u marrë me njerëzit që janë në pushtet.

“Është kohë ndëshkimesh. Në Shqipëri duhet të japim një masë të madhe ndëshkimesh dhe njerëzit janë statistika, po ta vini re thuhet janë dënuar aq e kaq. Për çudi janë të gjithë ish-a, por ai SPAK-u është bërë për ata që janë, jo për ish-a.

Është për të shkuar në zyrë e për ti zënë “me presh në duar” zyrtarët. Jemi në kohë ndëshkimesh dhe me prova, pa prova, me ligj, pa ligj, urdhri është dhënë për ndëshkime. Ky nuk është shtet, nuk është drejtësi, është turr drush. gjithë këto arrestime dhe korrusioni thellohet”,-tha Manjani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026