Kakavijë| Policia sekuestron euro, franga dhe lingota floriri, procedohet gjermani
Në pikën kufijtare të Kakavijës është goditur një rasti i mosdeklarimit të parave dhe sendeve me vlerë.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se një 69-vjeçar është proceduar penalisht, pasi gjatë kontrollit në automjet u gjetën 8390 euro, 12 300 franga zvicer ane, 85 000 fiorinta hungareze, 470 dinarë dhe 15 lingota floriri, të cilat nuk i kishte deklaruar para autoriteteve doganore.
Furgoni dhe shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që hetimet vijojnë nga Prokuroria.
Njoftimi i Policisë:
PKK Kakavijë/Kontrolle të detajuara nga shërbimet e Policisë, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.
Në kuadër të rritjes së efektivitetit të punës së strukturave të kufirit e migracionit, për goditjen e krimeve ndërkufitare, është goditur 1 rast i mosdeklarimit të të hollave dhe sendeve me vlerë.
Sekuestrohen 8390 euro, 12 300 franga zviceriane, 85 000 fiorenta hungareze, 470 dinarë dhe 15 lingota floriri.
Procedohet penalisht shtetasi gjerman 69-vjeçar që i posedonte.
Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavijë, si dhe i koordinimit të informacionit, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe me etikë, qytetatëve në hyrje/dalje, është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave dhe sendeve me vlerë.
Në bazë të analizës së riskut, në dalje të RSh-së, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti tip furgon me të cilin udhëtonte shtetasi A. F.
Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 8390 euro, 12 300 franga zvicer ane, 85 000 fiorinta hungareze, 470 dinarë dhe 15 lingota floriri, të cilat nuk i kishte deklaruar para autoriteteve doganore.
Furgoni dhe shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u procedua në gjendje të lirë shtetasi gjerman A. F., 69 vjeç, banues në Greqi.
Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve