Champions| Barcelona shkëlqen në Paris, Atletiko ia del në shtëpi ndaj Dortmund
Akti i parë i fazës çerekfinale të Champions League është përmbyllur me dy fitore, konkretisht nga Atletiko e Madridit dhe Barcelona. Katalanasit morën një rezultat shumë pozitivë në transfertën e Parisit, duke e parë më me qetësi ndeshje ne kthimit. Në anën tjetër, në Wanda Metropolitano El Colchoneros likujduan Dortmundin edhe pse çështja kualifikim mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit.
Në Parc de Prince, PSG-Barcelona rezultoi një sfidë spektakolare me të dyja skuadrat që nuk u dorëzuan deri në fund, por katalanasit morën fitoren 2-3. Ndeshja nisi me vendësit më kërkues, por spanjollët vijuan me kundërsulme të shpejta, duke gjetur golin me Rafinjan në minutën e 37’. Në fraksionin e dytë, në harkun kohor të 3 minutave parizienët përmbysën gjithcka në 2-1 me anë të Dembele e Vitinha, ndërsa sërish braziliani Rafinja riktheu ekuilibrat. Goli i fitores do të shënohej në minutën e 77’ nga i sapofuturi në fushë Andreas Christensen. 2-3 me Barcelonën që tanimë i duhet të mos humbasë ndeshjen e kthimit në shtëpi.
Në Madrid, Atletico vendëse nuk e vendosi në diskutim fitoren, por ende nuk e ka zgjidhur cështjen kualifikim, i cili do të vendoset në Signal Iduna Park. Të besuarit e Diego Simeones realizuan dy herë në pjesën e parë me De Paul e Lino për të fiksuar shifrat 2-0. Kur u duk se do të kishim një fitore me rezultat të pastër, Haller ngushtoi diferencën 9 minuta para fundit, duke ringjallur shpresat e Dortmundit. Ndeshjet e kthimit në Champions do të luhen javën e ardhshme në 16-17 prill.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon