E rëndë në Durrës| E kap makineria, ndërron jetë punëtori te Fabrika e Tullave

12 Prill 2024 | 10:16

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Maminas të Durrësit, ku një punonjës 40-vjeçar ka ndërruar jetë te Fabrika e Tullave.

Sipas burimeve nga gazetarja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi, ngjarja ka ndodhur pasi punonjësin e ka kapur makineria.

Policia bën të ditur se lidhur me ngjarjen, është proceduar penalisht një 59-vjeçar, banues në Vorë, me detyrë përgjegjës turni në fabrikë.

Njoftimi i Policisë:

Durrës-Specialistë për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. S., 59 vjeç, banues në Vorë, me detyrë përgjegjës turni në një fabrikë tullash, në Maminas, pasi më datë 11.04.2024, rreth orës 23:40, gjatë punës në këtë fabrikë është dëmtuar shtetasi S. B., 40 vjeç, banues në Vorë, i cili për pasojë ka humbur jetën. Vijon puna për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026