Zbardhen marrëveshjet e nënshkruar në Paris mes qeverisë shqiptare dhe franceze
12 Prill 2024 |
16:49
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë, në një vizitë zyrtare me ftesë të presidentit Emmanuel Macron.
Pas nderimeve ushtarake në Ceremonialin shtetëror, Kryeministri Rama, u mikprit në Pallatin Elysee, nga Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili shoqëroi Kryeministrin Rama në ambientet e brendshme të Pallatit, ku u prezantuan delegacionet respektive e më pas dhanë një deklaratë për shtyp për mediat e pranishme.
Më pas, në praninë e dy krerëve të qeverive u nënshkruan marrëveshje ndërqeveritare bashkëpunimi mes vendeve, përkatësisht:
- -Marrëveshje Ndërqeveritare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Francës mbi Kontributin në Zbatimin e Projekteve Prioritare në Shqipëri. Marrëveshja u nënshkrua nga nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe dhe Ministri i Deleguar per Europën, Jean-Noël.
- -Marrëveshje e Huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për financimin e projektit “Një Hua për Politikat Publike për të mbështetur Aftësinë Përtëritëse dhe Zhvillimin e Gjelbër të Shqipërisë. Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe dhe zv/Drejtorja e Pergjithshme e Agjencise Franceze te Zhvillimit (AFD), znj. Marie-Hélene Loison.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
- 12:11 Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
- 12:08 U sulmua një javë më parë nga peshkaqeni në plazhin e Sidneit, zgjohet nga koma 34-vjeçarja
- 12:05 Çmimi i naftës bie nën 76 dollarë për fuçi, nën nivelin e para luftës në Iran
- 11:51 Kryenegociatori Ghalibaf: Irani është gati për marrëveshje sigurie me fqinjët islamikë
- 11:44 Putin: NATO po përgatitet për luftë kundër Rusisë, jemi gati t’i përgjigjemi çdo kërcënimi
- 11:42 Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit: Linjat ajrore të vazhdojnë të shmangin hapësirën e Lindjes së Mesme