“I ka munguar strategjia”/ Koreshi: Anëtarësimi i Kosovës s’është çështje numrash
Dastid Koreshi, ambasador përfaqësues i përhershëm i Republikës së Shqipërisë në KIE foli në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Në një intervistë ekskluzive për Euroneës Albania, ai theksoi se Kosova vitet e para ka qenë e fokusuar në konsolidimin e shtetit si subjekt ndërkombëtar, ndërsa shtoi se ka pasur dhe përpjekje sporadike ndaj organizatave ndërkombëtare.
Më tej ai shtoi se duhet të ngrihet një kuadër i shëndoshë argumentesh se përse Kosova duhet të bëhet anëtare e KiE.
“Thënë këtë, Kosova vitet e para ka qenë e fokusuar në konsolidimin e shtetit si subjekt ndërkombëtar dhe paralelisht ka pasur përpjekje sporadike dhe përqasje ndaj organizatave ndërkombëtare. Janë disa mekanizma që Kosova pavarësisht agjendës bilaterale për të rritur numrin e njohjeve ka bërë dhe në aspektin e organizatave ndërkombëtare.
Vitet që pasuan nuk kanë qenë shumë të lehta si në arenën ndërkombëtare por dhe për Këshillin e Europës. Është e rëndësishme që më në fund Kosova vendosi për anëtarësimin në KiE. Lipset që të ketë një strategji të qartë. Kjo i ka munguar më përpara Kosovës.
Anëtarësimi i Kosovës përpos faktit që është i rëndësishëm, për fat të keq 12 shtete nuk e njohin Kosovën. Prandaj duhet të ngrihet një kuadër i shëndoshë argumentesh se përse Kosova duhet të bëhet anëtare e KiE. Edhe në vlerësimet që kemi bërë, kam qenë shpresëplotë dhe shumë optimist që shumica e bashkësisë ndërkombëtare është pro e këtij avancimi të Kosovës, sepse nuk po flasim për kufinj po për të drejtat e njeriut. Ky parashikim i imi ishte i jashtëzakonshëm i shprehur në aktivitetin e Asamblesë Kombëtare”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë