Kopjoi të dhënat e sistemit TIMS, Dervishi: Muça s’kishte çertefikatë sigurie

13 Prill 2024 | 20:38

Akuzohet për kopjimin e të dhënave të TIMS, Dervishi: Muça s’kishte çertefikatë sigurie
Drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça u pezullua nga detyra dhe u vu në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sisitemit TIMS, të Policisë së Shtetit, një ngjarje mbi të cilat pak ditë më parë është ngritur edhe një komision hetimor parlamentar.

Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, është shprehur se Muça ishte në detyrë pa çertefikatë sigurie.

Sipas tij, pa këtë dokument ai nuk duhej të punonte.

“Kur ka kthyer përgjigjen për Ervin Muçën ka thënë se as nuk ka aplikuar. Deri në momentin e arrestimit, Muça kurrë nuk u pajis me një çertefikatë sigurie. Ai është emëruar në qershor të vitit 2023 dhe i bie ta zëmë që nuk lejohet të punojë pa çertefikatë sigurie. Ai ka afatin për tre muaj për t’u pajisur dhe një muaj nëse e kërkon vetë ky AKSIK. I bie që në tetor, në mesin e tetorit 2023 ishte afati i fundit për pajisjen e tij me certefikatë sigurie”-tha Dervishi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026