Skandali në sistemin TIMS, urdhërat që emëruan ekipin e ri në polici
Në emisionin Review në Euronews Albania, u analizua këtë të shtunë skema si Ervin Muça, drejtori i IT-së, në Policinë e Shtetit, ka ndërhyrë në sistemin TIMS.
Në emision u bë dhe një pasqyrim kronologjik i mënyrës si Muça, u emërua pa marrë certifikatën e sigurisë në krye të drejtorisë së IT në polici, si dhe u publikuan dhe urdhërat me shkelje të ekipit të ri të IT që u emërua brenda 3 muajve në sistemin e Policisë.
Muça dhe tre ndihmësit e tij, u emëruan në policinë e shtetit brenda periudhës maj, gusht 2023.
Ndërhyrja në Tims u sinjalizua nga një punonjës i brendshëm i policisë, koleg i Muçës, i cili nga e-maili i punës, njoftoi eprorët e tij për veprimet e kundërligjshme të drejtorit të IT. E-maili sinjalizues u nis tek adresat [email protected], [email protected] [email protected], por duke bërë CC Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale dhe Drejtorin e Mbrojtjes së të Dhënave.
“Sjell në vëmendjen Tuaj se eksporti bazës së të dhënave TIMS, në media të jashtme është kategorikisht i ndaluar dhe në kundërshtim me të gjitha procedurat e administrimit të të dhënave në Policinë e Shtetit, aq më tepër në kushtet kur aty adninistrohet informacion i klasifikuar. Çdo urdhër verbal që merrni për eksportimin e të dhënave është i kundraligjshëm dhe ngarkoheni individualisht nëse e zbatoni.
Backup databazeës së TIMS kryhet sipas procedurës në server online (Storage) dhe në Tape Drive (kopje e një dite më pas). Me lejoni t’ju kujtoj gjithashtu se çdo lejim i aksesit në databazat e Policisë nga persona të paautorizuar, që nuk përfaqësojnë Policinë e Shtetit apo një marrëdhënie që rregullohet sipas kontratave apo ligjeve në fuqi, është e ndaluar dhe në kundërdshtim me parimet, rregulloret dhe bazën ligjore për administrimin e të dhënave. Çdo eksport që kryhet deri ditën time të fundit në detyrë, pa autorizimin tim në formë të shkruar, është shkelje dhe ngarkon me përgjegjësi personat e përfshirë”, thuehj në email.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve



