Shiste drogë në Sarandë, arrestohet në flagrancë 46-vjeçari nga Polonia

15 Prill 2024 | 11:14

Një 46-vjeçar polak është arrestuar nga policia e Sarandës pasi u kap në flagrancë me disa doza kanabisi.

Shtetasi nga Polonia u ndalua teksa po lëvizte me automjetin e tij në lagjen numër 2 të qytetit, gjatë kontrolleve atij iu gjetën doza kanabisi gati për shitje si dhe një mjet prerës.

Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, është gjetur dhe një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike.

Lënda narkotike dhe thika u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

“Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut dhe punës së inteligjencës policore, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të lëndëve narkotike, rast për të cilin u vu në pranga shtetasi polak A. S., 46 vjeç.

Në lagjen nr.2, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte 46-vjeçari dhe gjatë kontrollit në automjet, kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa gati për shitje dhe një mjet prerës (thikë). Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, është gjetur dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026

Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë, konkretisht...
13:31 | 24/06/2026

Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët

Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si “Cllevio”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me marrëdhëniet e tij me Laert Haxhiun dhe përplasjen fizike me...
13:19 | 24/06/2026