Manchester City merr kreun e Premier Ligës, zjgënjejnë Arsenali dhe Liverpuli
Sezon i ri, histori e vjetër, kjo shprehje me gjasë mund të përsëritet edhe këtë sezon për Arsenalin që synon fitimin e titullit kampion, por 6 javë para fundit londinezët kanë pësuar një humbje që do të peshojë shumë. Të rikthen në memorie topcinjtë e vitit të shkuar që deri para fundit ishin në krye, më pas u dorëzuan drejt Manchester Cityt, që edhe në këtë moment mori kreun e renditjes, pasi humbje regjistroi dhe Liverpool. Një kampionat tejet i luftuar, ashtu sic e ka karakteristikë tempulli i futbollit, ndërsa diferenca me vendin e dytë është vetëm 2 pikë.
Skuadra e Artetës, e cila ka një tjetër përballje decisive në mesjavë në Champions, hasi shumë vështirësi ndaj Aston Villës, me spanjollin që nuk kurseu asnjë lojtar. Dominimi dhe qarkullimi i topit nuk mungoi, por nëse nuk shënon, pëson. Bailey e Watkins ishin shënuesit e miqve në minutat 84 dhe 87 duke sjellë fitoren tek Aston Villa, që qëndron e katërta.
Si të mos mjaftonte Arsenali, Liverpool po ashtu humbi ndaj Crystal Palace, një kundërshtar që shpesh shkakton probleme. Një gol i Eze në fraksionin e parë theu ekuilibrat, e deri në fund nuk pati më asnjë ndryshim pavarësisht tentativave të shumta të të kuqve, që pësojnë humbjen e tretë sezonale në Premier, e gjenden në vendin e 3-të, 2 pikë pas Man Cityt kryesues. Më herët the cityzens likujduan Lutonin 5-1 për të marrë kreun, që duket se do ta mbajnë gjatë, me shpresën për të përsëritur vitin e shkuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)
- 18:30 Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia kundër Iranit
- 18:25 Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
- 18:18 BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 18:14 Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 18:11 SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
- 18:02 ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton