Komandanti i lartë amerikan: Kosova ka nevojë për forca të armatosura dhe armatim
Kreu i Komandës amerikane në Europë, Gjeneral Christopher Cavoli, ka dëshmuar para Senatit amerikan për situatën në Ballkanin Perëndimor, i cili është pyetur rreth tensioneve në këtë rajon dhe se çfarë është ndërmarrë nga SHBA-të dhe BE-ja në kuadër të KFOR-it.
Ai tha se për çështjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor kanë bërë një rishikim të planit operativ të KFOR-it, dhe kanë vërejtur se kanë nevojë më shumë për forca të armatosura dhe armatim.
Ndërsa shtoi se Franca ka vendosur anijen luftarake “Charles de Gaulle” në Adriatik.
“Kemi bërë një rishikim të plotë të planit operativ të KFOR’it në veçanti, dhe ai zbuloi se kemi nevojë jo vetëm për më shumë forca por na duhet armatim. Jemi në proces e sipër që t’i sigurojmë ato. Franca ka vendosur anijen luftarake “Charles de Gaulle” në Adriatik, dhe së fundi ka dërguar një batalion operacioni për një afat të mesëm. Pra i kanë shtuar forcat”, tha Gjenerali Christopher Cavoli.
Ai tutje theksoi se duke pas parasysh që tensionet janë më të larta, është i kënaqu me pozitën që e kanë në këtë rajon në këto momente.
Ndërsa tha se kanë ndërmarrë të paktën dy misione për të mbledhur informacione të zbulimit dhe të analizës se çfarë po ndodh në Kosovë dhe Serbi, dhe se ka mbështetur këtë angazhim me mision ajror zbulimi dhe vëzhgimi.
“Është në veçanti e rëndësishme në këtë moment pasi tensionet janë më të larta, jam i kënaqur me pozitën e mirë që kemi në këto momente. Por është gjithnjë e nevojshme ta vëzhgojmë me shumë kujdes. I ndërmorëm të paktën dy misione për të shtuar mbledhje ne informacionit të zbulimit dhe të analizës se çfarë po ndodh në këto dy vende [Kosovë dhe Serbi]. Unë kam mbështetur këtë angazhim nga komanda ushtarake amerikane në Europë me mision ajror zbulimi dhe vëzhgimi”, ka thënë ai tutje.
LEXONI GJITHASHTU:
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve