Devoll, 20 biznese kërkojnë ndërtimin e linjës së re të shpërndarjes me energji
Përgjatë rrugës nacionale Zemblak- Bilisht ushtrojnë aktivitetin e tyre dhjetëra biznese. Amortizimi linjës shpërndarëse të energjisë elektrike i ka shkaktuar shumë probleme mbi 20 sipërmarrjeve industriale.
Për këtë arsye, pronarët kanë ngritur shqetësimin dhe kërkojnë nga shteti ndërtimin e një linje të re të dedikuar për këto biznese, me qëllim shmangien e avarive, kryesisht gjatë dimrit.
“Zona jonë këtu është zonë industriale dhe është e vetmja zonë që nuk ka një linjë elektrike për biznesin. Ne para disa vitesh kur kemi nisur investimin këtu kemi investuar privatisht në linjën elektrike, por linja qe jemi lidhur është rreth 40 km e gjatë dhe ka shumë probleme gjatë dimrit dhe verës. Meqenëse kjo linjë ekziston mendojmë do jetë ndihmë e madhe për gjithë biznesin dhe kemi kërkuar që kjo linjë të qëndrojë e mos prishet”-tha Orion Sejdo sipwrmarrws.
Nënprefekti i qarkut të Korçës, Henrik Rusi tha se është në dijeni të shqetësimit të bizneseve në zonën industriale të cilët kanë kërkuar zyrtarisht zgjidhjen e këtij problemi.
“Jam ne dijeni te problematikës të ngritur nga biznesi. Sigurisht që kam folur me përgjegjësin e OSSHE, prefektin e qarkut, është deleguar si problematike tek administratori i OSSHE në gjithë Shqipërinë jemi në pritje të një vendimi që do merret. Duhet parë nëse ajo linjë është e amortizuar apo mund të jetë aktive dhe e përdorshme për të qenë në përdorim të këtyre bizneseve”-theksoi Henrik Rusi nënprefekt i Korçës.
Pas investimit të kryer nga Operatori i Sistemit të Transmetimit duke ndërtuar një linjë të re të tensionit të mesëm, linja e vjetër vazhdon të jetë funksionale, me të cilën furnizohen dhjetëra bizneseve në zonën e Devollit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër