Akademia e Man Cityt në Durrës, Rama: Do sjellim dhe akademinë e Rafael Nadal
Kryeministri Edi Rama, mori pjesë këtë të mërkurë në ceremoninë e mbajtur për prezantimin e projektit të kampusit të Akademisë së Futbollit të Manchester City në Durrës.
Në fjalën e tij Rama tha se akademia e re e futbollit në Durrës do të shërbejë si një pikë grumbullimi për fëmijët e talentuar në futbooll, jo vetëm nga e gjithë Shqipëria, por nga i gjithë rajoni.
“Kryesorja në këtë pikë është që Federata ta promojë këtë projekt dhe të ndihmojë me të gjitha klubet në Shqipëri dhe rajon për të kthyer sytë dhe për të trokitur në duart e kësaj akademie, ku ne duam që të mblidhet ajka e talentit që ka ky vend, qysh në moshë të vogël, në këtë sport që është sporti më popullor në botë”, tha Rama.
Rama njoftoi gjithashtu se autoritetet lokale dhe qëndrore janë në bisedime me akademinë e tensisit të Rafael Nadal për ta sjellë dhe atë në Durrës.
“Gjithë ajo zonë do të kthehet nga një kënetë e dikurshme në një zonë shumë atraktive në shumë aspekte, shpresoj shumë që siç patëm sukses me akademinë e Manchester Cityt do të kemi sukses dhe me akademinë e Rafael Nadal, për ta sjellë në Durrës dhe për të vahzduar më tutje me të tjera projekte dhe ide që deri dje dukeshin të paimagjinueshme. Sot Shqipëria nuk është më ajo që ishte deri dje që, kur të huajt e dëgjonin iu dilnin përpara fantazma frikërash dhe pasigurish”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik