Vota kundër Kosovës në KiE e deputetëve të Melonit, Basha: Na surprizoi, s’e prisnim

17 Prill 2024 | 12:14

Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se nuk priste që deputetë të Partisë së kryeministres së Italisë, Giorgia Melonit, të votonin kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE në Asamblenë Parlamentare.

Komentet Basha i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se vota kundër e Fratelli D’Italia ishte një surprizë, por shtoi se deputetë të partive të tjera italiane bënë gjënë e duhur, duke votuar pro Kosovës.

Ai tha se duhet të vijojë puna edhe në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Europës në maj, që të “vuloset” anëtarësimi i Kosovës në KiE.

“Te surprizat e pakëndshme disa prej kolegëve të Fratelli D’Italia (partia e Melonit) kishin marrë një drejtim, por nuk prismin që ata të ishin aq aktiv dhe të votonin kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE. Falë bashkëpunimit të susksesshëm me faktorët e tjerë të Itanisë, që bashkuan votën për Kosovën në KiE.

Edhe Partia Popullore Europiane bëri punën e vetë. Kemi një parathënie të gjërave që na presin në Komitetin e Ministrave, që mendoj se aparati politik i Kosovës di ti lexojë mirë, për atë që e pret në vendimmarrjen finale atje. Përpjekja për t’i diskutuar të gjitha në të gjitha forumet, nuk është e frytshme”, tha Basha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026