Kishte kthyer lokalin në “mini-kazino”, në kërkim pronari. Arrestohet punonjësi

17 Prill 2024 | 13:54

Policia e Kamzës ka zbuluar një lokal të përshtatur për ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Uniformat blu bëjnë me dije se është proceduar penalisht 1 shtetas që u kap në flagrancë në local. Ndërkohë që vijon puna për kapjen e pronarit të lokalit.

Gjatë aksionit u sekuestruan 2 makineta për lojëra fati dhe 1 aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara dhe si rezultat kanë goditur 1 rast të kësaj veprimtarie.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Azem Hajdari”, në lokalin e shtetasit G. S., 37 vjeç, të cilin e kishte vënë në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara, u gjetën dhe u sekuestruan 2 makineta për lojëra fati. Gjithashtu, gjatë kontrollit të aparatit celular të një 17-vjeçari, klient në lokal, u gjetën faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi në gjendje të lirë për 17-vjeçarin, ndërkohë që po punohet për kapjen e shtetasit G. S”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026