Bardhi: Gati propozimet për Reformën Zgjedhore, mbështesim listat e hapura
Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka dhënë dhe detaje për atë se çfarë u diskutua.
Ai theksoi se një nga çështjet që u diskutua në mbledhje ishte prezantimi i platformës për propozimet që do të paraqiten për Reformën Zgjedhore.
Mes tjerash tha se PD mbështet listat e hapura dhe votën e emigrantëve, pasi sipas tij këto të fundit kudo që të jenë kanë të drejtë të votojnë.
“Çështja e tretë ishte prezantimi të platformës për propozimet që do të paraqiten për Reformën Zgjedhore. Një pjesë e kolegëve kanë bërë disa propozime. Drafti final është duke u zbardhur. Kemi lënë një diskutim të fundit në mbledhjen e ardhshme dhe më pas Bylykbashi do të ketë mundësi që këtë platformë ta ndajë me ju dhe përmes jush me opinionin publik. Nuk mund të vendos Rama se si do të votojnë partitë politike në zgjedhje. Duhet të jetë vlerësimi i tyre se si ata do të duhet të organizohen në zgjedhje. PD mbështet listat e hapura, mbështet votën e emigrantëve. Secili prej tyre duhet të votojë. Është e papranueshme që një vend pretendent për në BE të ketë në 2023, problematika sa i takon shitblerjes së votës, apo përdorim a keqpërdorim të aseteve shtetërore”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje