Nga jeta e luksit në burg, ja shqiptarja që përplasi për vdekje vëlla e motër

17 Prill 2024 | 17:23

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gradac të Kroacisë ku një 29-vjeçare shqiptare, teksa drejtonte automjetin e saj tip “BMW” me targa sllovake, ka përplasur për vdekje dy të rinj kroatë, vëlla e motër.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në datë 9 prill kur shqiptarja Klevisa Ymeri, e njohur në rrjetet sociale për jetë luksoze që bën, bëri një parakalim të gabuar, teksa dyshohet se ecte me 170 km/orë që u kushtoi jetën të rinjve Stejpan Derek 21 vjeç dhe motrës së tij Katarina Derek 19 vjeçe të cilët po udhëtonin me automjetin që u përplas nga Ymeri.

Mediat kroate shkruajnë se 29-vjeçarja shqiptare është arrestuar nga policia e Dubrovnikut ku po mbahet në paraburgim për ngjarjen e rëndë të ndodhur.

Pas aksidentit ajo pësoi lëndime të lehta dhe u mbajt në vëzhgim nga policia dhe pas daljes nga spitali u arrestua.

Sipas asaj që thuhet në media Ymeri pëlqen të fotografohet dhe të filmohet për rrjetet sociale, jep këshilla për grimin, ka 13,800 ndjekës në Instagram, 33,000 në Tik Tok, por aktualisht të gjitha profilet janë të mbyllura.

Sipas fotove, Ymerit i pëlqen të theksojë jetën e saj luksoze, ndaj publikon destinacionet që ka vizituar, veshjet dhe çantat e markave, tregon se kush i ka bërë grimin dhe flokët, ndërsa makinat e saj të preferuara janë fuoristrada në të cilat pozon shpesh.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026