Rrëfimi i Manjanit: Si u shndërrua Ilir Meta pas videos së Dritan Priftit
Juristi Ylli Manjani komentoi në emisionin Now në Euronews Albania deklaratat e ashpra të kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.
Sipas tij Ilir Meta ka vite që ka probleme të thella komunikimi me publikun, dhe këtu ka ndikuar kakofonia politike që ka ndjekur dhe sidomos publikimi i videopërgjimit me politikanin e ndjerë Dritan Prifti.
“Sipas Barometrit Meta është politikani më pak i pëlqyer. Kjo për shkak të kakofonisë politike dhe veçanërisht ngjarja me Dritan Priftin ka ndikuar në mënyrë decizive në mënyrën e tij të komunikimin publik. Ka shpërthyer shpesh kur ishte president dhe kjo nuk është normale. Aty ka nisur një kthesë e madhe në sjelljen publike dhe kjo i ka shkaktuar edhe kosto politike, nuk është kollaj të bënte një parti të tretë, dhe pas kësaj erdhi në rënie nga kjo kakofoni politike. Në raport me SPAK mendoj se Meta dhe të gjithë që flasin si ai, që gjithçka e lidhin me Dumanin e kanë gabim. Dhe këtë e thotë dikush që është shumë kritik ndaj SPAK. SPAK nuk është përgjegjës për reformën në drejtësi e bëri Meta, Basha, Rama, e bënë 140 deputetë. Nëse ka gabime reforma në drejtësi, meta duhet t’ia tregojë vetes. Është përgjegjës për këtë reformë”, tha Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik