Mungesa e barnave në treg, Toma: Sëmundjet mbeten pa trajtuar! Po nxitet kontrabanda

19 Prill 2024 | 15:50

Mungesat e medikamenetve në tregun farmaceutik shqiptarë vijojnë të bëhen gjithmonë e më të mëdha. Në një intervistë për Euronews Albania ish-presidentja e urdhrit të farmacistit Diana Toma, bën me dije se shumë nga kërkesat e pacientëve për trajtim me medikamente  nuk po plotësohen.

“Unë mund të kërkoj që molekula të jetë nga një fabrike, por kjo gjendet nga dy tre fabrika të tjera në këtë rast s’do e quaja problem, problematikë  kur në treg mungon totalisht si molekulë dhe i referohem rastit të salbutamolit, dhe sot të kërkosh është në mungesë, dhe nuk gjendet fare si molekulë”,-tha farmacistja Diana Toma.

Toma deklaron se mungesat janë të panumërta, duke vënë kështu në rrezik shëndetin e qytetarëve.

“Mbeten sëmundje të patrajtura, mbeten sëmundje të lëna zvarrë apo i pakompletuar trajtimi i tyre”,-tha farmacistja Toma.

Por mungesa e ilaçeve në treg çon në kërkesë të shtuar të qytetarëve për barna pa pullë, apo kontrabandë.

“Kjo situatë që quhet kontrabandë sepse po futet bari në mënyrë të paligjshme ushqehet në mënyrë të drejtpërdrejt nga mungesa e molekulave të caktura në tregun shqiptar apo nga pakënaqësitë që lidhen nga trajtimi me molekulat që gjendet në tregun shqiptar”,-u shpreh farmacistja.

Në gjykimin e Tomës, kjo është një tjetër anë e errët e medaljes, pasi, medikamentet e ardhura në mënyrë të parregullt ligjore , nuk ofrojnë garanci as për mënyrën e transportit e as për origjinën e barit, duke vënë në rrezik sërish jetën e qytetarit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026