Gripi stinor prek Shqipërinë, Partia Demokratike kritikon strukturat shëndetësore

27 Janar 2020 | 07:32

Ndërsa Shqipëria ndodhet në valën e një gripi të zakonshëm stinor, i cili ka prekur qytetarë të çdo moshe, përfshirë edhe fëmijët, opozita thotë se spitalet vendase janë të papërgatitura as për të përballuar këtë gjendje, pa folur për situata më të vështira.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka kritikuar ashpër situatën në Urgjencën e Pediatrisë këtu në Tiranë, duke dëshmuar me foto praninë e një numri të madh pacientësh, të cilët presin të marrin trajtim dhe në oborrin e jashtëm të godinës. Sipas Spahisë, urgjenca ka pamjaftueshmëri të dukshme edhe në shtretër e medikamente.

“Thellohet situata skandaloze në Urgjencën e Pediatrisë në QSUT. Prindër me fëmijë me temperaturë që presin me orë të tëra për të marrë mjekim, deri në oborr.

Mungesës së mjekëve për të përballuar fluksin e vizitave, i shtohet edhe mungesa e vendeve për të shtruar urgjencat. Prindërit pasi qëndrojnë në rradhë me orë, blejnë mjekimin në farmaci dhe mjekët thjesht ua administrojnë sepse nuk ka vende, sado rëndë të jenë pacientët! Parashikueshmëri zero!”-shkruan z.Spahia.

Mes rreshtave, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia i drejtohet ministres së Shëndetësisë, znj. Ogerta Manastirliu duke i kujtuar se shëndeti i njerëzve nuk mund të trajtohet si Partneritet Publik Privat, apo siç njihet ndryshe si PPP.

“Si dreqin mund të mos jesh i përgatitur për një fluks gripi, të zakonshëm deri tani? Po sikur larg qoftë të përballemi me ndonjë situate a patologji tjetër me te rende? As një grip të thjeshtë tek pediatria nuk përballojmë dot???? Si mund të jetë paaftësia kaq epike? Zonja Manastirliu, e përsëris për të disatën herë, shëndeti i njerëzve nuk mund të trajtohet si PPP!

Shkoni e shikoni situatën e prindërve të dëshpëruar tek urgjenca e pediatrisë! Nuk mjafton roja te dera për të penguar kamerat televizive! Bëhet fjalë për shëndet fëmijësh! Ke një situatë që duhet adresuar sa më parë!”-thekson ish-deputeti i PD-së.

Situata në Shkodër

Si pasojë e uljes së temperaturave vijon të ketë shtim të numrit të pacientëve që paraqiten pranë qendrave shëndetësore dhe në qytetin e Shkodrës prej virozave të stinës. Situata është bërë më problematike pasi, që prej fundit të muajit dhjetor të vitit të kaluar, mungon vaksina kundër gripit.

Bluzat e bardha u shprehen për Euronews Albania se janë shpërndarë rreth 6000 doza te personat me rrisk të shtuar, ndërsa theksojnë faktin se kjo vaksinë nuk sigurohet më nga spitali, por ajo tregtohet nga farmacitë. Kjo situatë ka shtuar zemërim tek qytetarët, të cilët kërkojnë përkujdesje mjekësore nga strukturat e shëndetësisë.

Përgjegjësja e drejtorisë së Shëndetit Publik në Shkodër, znj.Dhurata Hysa u shpreh se nuk ka në dispozicion vaksinë antigrip, por se qytetarët duhet ta sigurojnë atë pranë farmacive të qytetit.

“Nuk kemi në gjendje për momentin. Në të tilla raste, nëse ka kërkesa, janë farmacitë të cilat tregtojnë të njëjtën vaksinë”-theksoi znj.Dhurata Hysa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026