Sëmundja e plasjes në Gjirokastër, rriten vatrat e riskuara. Vaksinohen bagëtitë

19 Prill 2024 | 16:44

Antraksi apo plasja siç njihet prej blegtorëve është rishfaqur këtë vit në një vatër të re në Qarkun e Gjirokastrës duke e çuar në 12 numrin e vatrave të riskuara për vaksinim. Fshati “Asim Zeneli” u konfirmua si vatër e re e plasjes pas infektimit të katër personave që kishin therur dhe konsumuar një lopë jashtë kushteve të kontrollit veterinar.

Personat e infektuar janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa të gjithë krerët e bagëtive po vaksinohen kundër antraksit. Shërbimi veterinar në rang Qarku po kryen rreth 27.000 doza vaksinash për rreth 26.000 krerë të imtash dhe gjedhësh.

“Për shëndetësimin nga sëmundja e plasjes antraksit për vitin 2024 sektori Gjirokastër që përmbledh rrethet Tepelenë, Gjirokastër, Përmet do të realizojë në bazë të strategjisë që ka Ministria e Bujqësisë  për shëndetësimin nga sëmundja e plasjes  rreth 27 mijë dozë antraks-plasje në të imta dhe gjedhë  në 12 vatra, këto janë  vatra në rrethet e Gjirokastrës dhe  Tepelenës sepse Përmeti  është i pastër për momentin”, Krenar Veli, përgjegjës i veterinarisë.

Për të parandaluar rastet e infektimit me plasje shërbimi veterinar ju ka bërë thirrje qytetarëve që të konsumojnë vetëm produkte të certifikuara të mishit.

 “Prek njerëzit dhe kryesisht njerëzit që kanë aktivitete me kafshët prandaj ju bëj thirrje qytetarëve që të blejnë mish në dyqane, të cilat furnizohen nga thertoret ku kafshët shkojnë me certifikatë veterinere nga ferma në thertore, theren nga njerëz të caktuar dhe kontrollohen dhe vulosen nga mjeku veterinar  i thertores. Në Gjirokastër kemi dy thertore  dhe në Tepelenë një thertore. të cilat plotësojnë të gjitha nevojat për blegtori të imët ose ato që shkojnë nga ferma ne thertore”,-tha Krenar Veli, përgjegjës i veterinarisë.

Në Qarkun Gjirokastër blegtoria është ndër degët me traditë dhe prioritare në ekonominë lokale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026