“Duhet të përballesh me të vërtetën”-Dugolli: Çfarë i tha O’Brian në zyrë Vuçiçit
Deputeti i Lëvizjes së Vetëvendosjes, Enver Dugolli ishte këtë të shtunë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku foli ndër të tjera edhe rreth vizitës së ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, në Beograd.
O’Brian në takim me Vuçiçin tha se Serbia duhet të përballet me të vërtetën sa i takon gjenocidit në Serbenicë, sipas Dugollit, kjo deklaratë e ka shqetësuar shumë Serbinë, pasi ata e mohojnë të ketë pasur një gjë të tillë.
“Serbia tashmë po përballet me diçka që në thelb ajo nuk ka qenë e përgatitur. Ajo ka menduar krejtësisht diçka tjetër nga kjo që po ndodh. Pengesat që u mundua të bëjë në Këshillin e Evropës, presioni që zhvilloi ndaj shteteve dhe deputetëve të ndryshëm për të penguar Kosovën në procesin e anëtarësimit në KiE, rezultuan të pasuksesshme.
Gjithashtu një rezolutë që po pritet të kalojë në kombet e Bashkuara do bëjë që 11 korriku të shpallet dita e gjenocidit në Bosnjë-Hercegovinë. Kjo e ka shqetësuar shumë si Beogradin edhe Republikën Sërpska, pasi ata jo vetëm nuk e pranojnë gjenocidin, por gjithnjë kanë bërë edhe rolin e viktimës”,-tha Dugolli.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje