“U shkel Kushtetuta e Kosovës” Diplomati: Zgjedhjet në Veri dështim, ndikimi i Vuçiç
Diplomati Blerim Canaj në një intervistë për Euronews Albania, ka komentuar referendumin e mbajtur të dielën në veri të Kosovës, për largimin nga detyra të katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe.
Ai theksoi se dështimi ishte i pritur, duke shtuar se Lista Serbe ka ende ndikim.
Mes tjerash Canaj tha se nëse ky ditën e djeshme u zhvillua referendum, ligjet e Kosovës dhe Kushtetuta e saj nuk njohin atë.
“Është pritur ky dështim. Kjo për Kosovën do të thotë se Lista Sërpska e ka ende ndikimin e saj. Kjo flet dhe për sovranitetin e shtrirë të propaganduar nga qeveria Kurti, për shkak se zgjedhjet u mbajtën në disa baraka të improvizuara dhe jo nëpër shkolla sikur janë mbajtur gjithmonë. Duke pasur parasysh që lista Sërpska është dorë e zgjatur e Vuçiç në Kosovë automatikisht e shohim ndikimin e Vuçiç në këtë kontekst.
Natyrisht që ne do të vazhdojmë dhe më tutje më këtë status quo që e kemi në Veri, së paku dhe për një vit për shkak se vetëm pas një viti duhet të mbahen ato zgjedhje. Se a do të ketë pastaj kredon Kurti dhe qeveria që të flasin për kushtuetshmërinë dhe mbrojtjen e saj është pikëpyetje. Nëse ky ishte një referendum, ligjet e Kosovës dhe Kushtetuta e saj nuk njeh referendum. Tani do ballafaqohemi me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për dorëheqje të kryetarëve të komunave. Nëse ata vazhdojnë të qëndrojnë në krye të komunave, prapë është një shkelje kushtetuese”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 11:52 Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore
- 11:48 Rutte vizitë në Shtëpinë e Bardhë, kreu i NATO-s përpiqet të zbusë tensionet me presidentin Trump
- 11:42 Rubio: Çdo marrëveshje me Iranin do të sigurojë sigurinë e aleatëve të Gjirit
- 11:41 SHBA kërkon 88 miliardë dollarë pas luftës në Iran, Trump: Teherani nuk do ketë armë bërthamore, aleatët europianë na braktisën
- 11:39 Elon Musk zbret nën kufirin e 1 trilion dollarëve pas goditjes në tregjet financiare!
- 11:39 Polonia dhe Ukraina, përplasja në aleancën anti-Putin?