Pezullohet prifti ortodoks që udhëhoqi ceremoni në varrimin e Navalnyt

24 Prill 2024 | 13:57

Prifti rus Dmitry Safronov është pezulluar për tre vjet, pasi e udhëhoqi një ceremoni të lamtumirës në varrimin e kritikut të zëshëm të Kremlinit, Alexei Navalny, muajin e kaluar.

Vendimi i patriarkut Kirlli u publikua në uebsajtin e Dioqezës së Qytetit të Moskës më 23 prill, në të cilin nuk u dhanë shpjegime.

Dioqeza mori vendim gjithashtu ta ulë në pozitë priftin Safronov.

Safronov e udhëhoqi edhe një ceremoni tjetër fetare në ceremoninë tradicionale ortodokse për shënimin e 40 ditëve nga vdekja e Navalnyt.

Ai gjithashtu ishte në mesin e priftërinjve të cilët e kishin nënshkruar një peticion duke kërkuar që trupi i Navalnyt t’i dorëzohej familjes, pasi politikani rus kishte vdekur në një burg në Arktik në shkurt.

Navalny, 47 vjeç, vdiq më 16 shkurt në një burg siberian në rrethana ende të panjohura. Ai ishte duke vuajtur një dënim prej 19 vjetësh burgim për ekstremizëm dhe akuza të tjera, që gjerësisht janë parë si të motivuara politikisht.

Vdekja e tij në rrethana të paqarta ka bërë që bashkëshortja e tij, Yulia Navalnaya dhe mbështetësit e tij të thonë se ai është vrarë, pavarësisht se në certifikatën e vdekjes, të lëshuar nga autoritetet ruse, thuhet se Navalny vdiq nga shkaqe natyrale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026