Ish-drejtuesi i burgut të Peqinit: S’quhesh kriminelë nëse mbjellë 5 rrënjë hashash

25 Prill 2024 | 11:00

Faik Basha, ish-drejtues i policisë së burgut të Peqinit foli në lidhje me amnistinë dhe për veprat penale që kryhen nga të rinjtë.

I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se veprat penale kryhen nga të rinjtë të cilët kanë prindërit të divorcuar, pa punë dhe probleme ekonomike në familje.

Sipas tij nuk konsiderohet kriminelë një person që ka mbjellë 5 rrënjë hashash.

“Pjesë e këtyre veprave penale, bëhen ata fëmijë që kanë probleme në familje. Nuk ka një familje që prindërit punojnë dy punë, ka një familje që prindërit mund të jenë të divorcuar. Janë institucionet shtetërore që duhet të merren me këtë kategori.

Nuk është kriminel një person që mbjellë 5 rrënjë hashash.  Ligji thotë nëse provokimi ka qenë aq  i fort sa në kushte të tjera ky person nuk do e kishte kryer këtë vepër penale atëherë nuk merret parasysh. Nëse shteti do i kishte krijuar disa mundësi tjetër,  nuk do kishte mundësi tjetër”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024